Covid-19, virologu gjerman: Pandemisë i erdhi fundi

Pas 3 vitesh, Covid-19 nuk është më në mesin tonë. Virologu gjerman Christian Drosten, ka arritur në përfundimin se jemi në fazat e fundit të pandemisë.

Qëndrimi i Drosten bazohet në faktin se ndryshe nga fillimi i pandemisë, tanio mjaftojnë disa “faktorë të vegjël” për t’i dhënë fund një vale. Ndryshimi i klimës. Tani po vjen dimri dhe bashkë me të, i ftohti dhe një transmetim më i madh i viruseve të frymëmarrjes, si gripi apo koronavirusi.

“Kur një virus i ri takon për herë të parë një popullatë të rritur të pambrojtur, ka reaksione imunologjike të paparashikueshme, siç e pamë në fillim të pandemisë. Megjithatë, me viruse endemike infektohesh për herë të parë në fëmijëri, ndaj reagimi imunitar është i ndryshëm. Kjo së shpejti do të zbatohet edhe për Sars-CoV-2”.

SHKARKO APP