COVID 19 zbraz qelitë, lirohen 55 të arrestuarit për lojërat e fatit
Që prej 10 marsit ku gjykata kanë pezulluar zhvillimin e seancave gjyqësore duke zhvilluar vetëm seancat për masat e sigurisë, janë të paktë personat që janë lëne në burg. Duke zbatuar këshillën e Ministres së Drejtësisë shumica e prokurorëve kërkojnë masa të lehta sigurie. Ndërkohë po për keto arsye gjykata e Apelit ka liruar nga qelia edhe 55 personat e arrestuar pas opercionit për lojërat e fatit.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga qelia në masën “arrest shtepie” të 55 personat e lënë në masën “arrest me burg” nga gjykata e shkallës së parë pas operacionit të zhvilluar për lojrat e fatit në shkallë vendi. Të pandehurit u akuzuan nga prokuroria se vijojnë veprimtarinë ndonëse kjo ishte e palejuar.
Vendimi është marrë të enjten nga Gjykata e Apelit në një seancë maratonë që ka nisur në orën 9 të paradites dhe që ka përfunduar në orën 20 të mbrëmjes.
Por ndryshe nga prokurorët e shkallës së parë, kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për të arrestuarit u bë nga vete prokurori Dritan Peka, i cili është edhe drejtues i Prokusorisë së Apelit.
Madje prokurori ka lehtësuar pozitat e të akuzuarve, duke u hequr edhe akuzën e pastrimit te produkteve të veprës penale.
Një tjetër arsye drejtuar gjykatës ishte edhe situata pas COVID 19 dhe udhëzimit të nxjerrë nga Prokurori i Përgjithshme pas këshillimit të Ministres së Drejtesisë.
Ndërkohe ky udhëzim po zbatohet edhe në gjykatat e tjera ku prokurorët që nga 10 marsi po kërkojnë masa më të lehta sigurie për të arrestuarit që kapen në shkelje gjatë këtyre ditëve.
Masat që po aplikohen janë ato të detyrimit për tu paraqitur apo arrest shtëpie, duke shmangur në këtë mënyrë dërgimin e tyre në burg.