Ç’po ndodh aktualisht në vend (FOTO)
Ndërkohë që paslëkundjet e tërmetit vijojnë, raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 7-të ndërsa ajo e të lënduarëve deri në 325. Aktualisht, po merret ndihma e shpejtë në spitalet e Durrësit dhe Tiranës. Mungojnë mjetet e kërkimit dhe qentë e shpëtimit për operacionin e shpëtimit të njerëzve që ende ndodhen nën rrënoja. Persona nën rrënoja në Thumanë japin shenja jete.
Ekspertët thonë se në vijim priten lëkundje më të lehta se ai i orëve të para të mëngjesit, por gjithsesi i bëjnë thirrje njerëzve të mos rrinë brenda banesave derisa gjendja të stabilizohet.
Goditja më e fortë ishte me magnitudë 6.5, 34 kilometra në veri perëndim të Tiranës dhe u shënua në 03.54, me epiqendër në Durrës. Në shumë zona ëshët ndërprerë energjia elektrike, ndërsa forcat e ushtrisë kanë gërmuar në gërmadhat e ndërtesave të shembura me shpresën për të gjetur të mbijetuar.
KOHA JONË SONDAZH

