Ç’po ndodh në Gjykatën Kushtetuese?

Sot është dita e tretë e gjykatës kushteutese e cila shqyrton vendimin e parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta.

Por palët u përplasen keq dhe fort sepse presidenti akuzon se parlamenti ka sjellë dokumenta të fallsifikuara. Dhe për këtë Presidenti po bën gati padi në prokurori.

Nga ana e saj mazhoranca insiston se duhet shkarkuar Presidenti i Republikës. Ndërkohë gjykata kushtetuese është duke marrë vendimin final nëse do të votojë pro shkarkimit apo jo të Ilir Metës si President.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e presidencës duket se ka një nervozizëm që manifestohet në deklarata dhe në prononcime në facebook të njerëzve të Presidentit, pasi janë dërguar dokumenta të fallsifikuara nga Kuvendi, sipas tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij Ilir Meta poston foto me dy këshilltarët e tij që mbrojtën Presidentin në Kushtetuese. Postimi i fundit ishte si më poshtë:

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.
I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.
Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!
Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, deklaron Presidenti Meta.

Këshilltari ligjor i Metës, juristi Bledar Dervishaj deklaroi se “Sot u mbyll seanca gjyqësore e iniciuar krejtësisht pa të drejtë nga Kuvendi i Shqipërisë. Për fat të keq, u provua dhe sot se Kuvendi për qëllime politike depozitoi prova shkresore të manipuluara, vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e Kreut të Shtetit. E kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë për një çështje kaq të rëndësishme sa është shkarkimi i Presidentit të Republikës në një çështje që nuk duhet të ekzistonte, imagjinoni çfarë ndodh me institucionet e tjera. Presidenti ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë lidhur me këtë çështje”, tha Dervishaj

Gjyqtarët kushtetues janë mbyllur brenda jashtë syve të medias dhe po debatojnë. Mendohet se sonte ata do të vendosin me votë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?