Ç’po ndodh në Vlorë, vetëm 11.1 % kanë votuar?!

Sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në pesë bashki, Vlorë, Mat, Berat, Cerrik, Berat dhe Tepelenë. Por deri në ora 16.00 në Bashkinë e Vlorës ka votuar vetëm 11.1 %, një gjë e pandodhur ndonjëherë, kur priten edhe 3 orë që mbyllen qendrat e votimit.

Ndërkohë i shqetsuar ka qenë Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili ka postuar një status ku bën thirrje për të dalë në votime, por duke iu kujtuar se votoni për kandidatët e PS. Ka reaguar menjëherë kreu i KQZ, Celibashi i cili ka thënë se sot nuk lejohet asnjë thirrje për të votuar kandidatë të caktuar.

Sido të jetë fakti që Vlora ka 11.1 % votues deri më tani, ka alarmuar partitë politike në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?