Cristiano Ronaldo viziton Shtëpinë e Bardhë. Foto me Presidentin Donald Trump dhe Georginën që shkaktojnë debat ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo është rikthyer në skenën politike amerikane pas më shumë se shtatë vitesh. Ylli 40-vjeçar portugez i Al-Nassr u prit këtë javë në Uashington nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një vizite të delegacionit saudit në Shtëpinë e Bardhë.

Ronaldo, i shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, mori pjesë në një tur të personalizuar brenda godinës presidenciale, të udhëhequr vetë nga Presidenti Trump. Çifti u shëtit në korridoret historike të dekoruara me portrete presidentësh dhe veprave të artit, ndërsa vizita kulmoi në Zyrën Ovale, ku u realizuan disa foto zyrtare.

Në njërën prej tyre, Ronaldo shfaqet i buzëqeshur pranë Trump, ndërsa Georgina tërhoqi vëmendjen me unazën e saj të fejesës prej 3 milionë dollarësh, të vendosur mbi tavolinën presidenciale “Resolute Desk”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një darke zyrtare, Trump bëri humor duke thënë se djali i tij, Barron Trump, është një adhurues i madh i Ronaldos dhe se takimi me futbollistin “do ta bëjë atë të respektojë akoma më shumë të atin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?