Çuçi drejton për herë të parë seancën si nënkryetar Kuvendi
Në Kuvendin e Shqipërisë vijon seanca plenare dhe Bledi Çuçi është ulur sot për herë të parë në karrigen e kryetarit të Kuvendit për të drejtuar punimet. Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, mazhoranca votoi si kryetare Elisa Spiropalin ndërsa Çuçi mori detyrën e nënkryetarit. Ndërkohë disa ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, Çuçit iu besua drejtimi politik i qarkut Vlorë. Bashkë me Blendi Klosin ai ishte dje në Vlorë e Sarandë për takimin e parë me strukturat lokale të PS.