Çuçi: Në magazina ka stok 3 mujor për të përballuar çdo situatë

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi bën me dije se janë marrë masat që të mos ketë asnjë ndërprerje të furnizimit me mallrat e shportës dhe jo vetëm të supermarketeve dhe dyqaneve në këtë kohë pandemie. Në një intervistë për ”Ora News”, ministri Çuçi tha se u është kërkuar dhe tregtarëve të krijojnë një stok 3 mujor si dhe është garantuar mekanizmi që edhe qeveria të marrë përgjegjësinë për mos shitjen e tyre.

”Kemi marrë masat që ditën e parë për këtë problem. Nuk ka pasur problem të tilla. Dyqanet kanë qenë plot dhe nuk ka munguar asnjë produkt jo vetëm i shportës por dhe produkteve të tjera. Nga ana tjetër ne që në fillim kemi marrë masa duke i detyruar të gjithë tregtarët e shumicës, të magazinave të krijojnë një stok 3 mujor në magazinat e tyre për të përballuar çdo situatë të mundshme që mund të vijë nga bllokimi i eksporteve nga të gjithë vendet ku ne marrim produkte ushqimore, dhe duke garantuar mekanizma dhe duke marrë përgjegjësinë së bashku dhe qeveria për mos shitjen e tyre. Besoj se dhe tek kjo pikë qeveria ka punuar dhe ka reaguar në kohë dhe sic duket nga rezultatet ka vepruar në mënyrë të dobishme dhe në favor të qytetarëve”.

SHKARKO APP