Çuçi: Vdekja brenda kampit nuk u shkaktua nga Policia, efektivët nuk kanë prekur qoftë edhe një person me dorë

Ministri i Brendshëm. Bledi Çuçi ka komentuar vdekjen brenda kampit të MEK gjatë kontrollit të Policisë, ku shkak ka qenë një atakt kardiak. Çuçi tha se vdekja nuk u shkaktua nga policia dhe thotë se efektivët nuk kanë prekur qoftë edhe asnjë person me dorë.

”Për personin që ka vdekur në kamp, iu garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën, ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit.

Jam i bindur që ka pamje edhe nga vetë anëtarët që e vërtetojnë këtë gjë. Nuk është prekur qoftë edhe një anëtar me dorë në kamp. Qoftë edhe një person nuk është prekur me dorë, do presim ekspertizën”,-tha Çuçi.

SHKARKO APP