Çudia në Lezhë: Të burgosurve iu gjendet një kazan me të cilin do të nxirrnin raki
(Foto ilustruese)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, çka ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko të urdhërojë nisjen e kontrollit në burgje.
Mësohet se në burgun e Lezhës, të dënuarit po përgatiteshin të nxirrnin raki.
Atyre u janë gjetur 10 kg bërsi rrushi që do përdoreshin për të nxjerrë raki. Në burg u gjetën edhe pjesë kazani ku do të nxirrej rakia.
Po ashtu në burg janë gjetur edhe 11 celularë dhe një kartë telefoni. Pas kontrollit do të merren masa për përgjegjësit.

