Çudirat e drejtësisë, përgjimi zbuloi “trafikantin” me aftësi të kufizuar

“Çudirat ” e sistemit te drejtësisë duket se nuk kanë fund. Në Shqipëri ndodh që një person me aftësi të kufizuar në të folur, mbi bazën e përgjimeve telefonike, akuzohet si pjesëtar i një rrjeti të trafikut ilegal të emigrantëve drejt SHBA-së dhe vendeve të BE-së.

Edmond Omeri u arrestua gjatë operacionit “Rrugë e gabuar ” në fillim të shkurtit, por pak ditë më parë ai ka fituar lirinë. Gjykata e Apelit për krime të rënda ndryshoi masën e sigurisë për 52 vjeçarin nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Nga verifikimi i bere nga vetë trupi gjykues por edhe me akt ekspertimi mjekoligjor, rezultoi se Omeri nuk është në gjendje të flasë ndërsa prokuroria e akuzonte si pjese e grupit qe koordinonte trafikun ilegal. Organi i akuzës dyshon se telefoni i personit me aftësi të kufizuar në të folur, mund të jetë përdorur nga të tjerë ndërsa hetimet për të do të vijojnë në gjendje të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për operacionin “rruga e gabuar” që u asistua edhe nga agjentët te sigurisë së Shërbimit Diplomatik Amerikan në Tiranë u lëshuan 36 urdhër arreste. Grupit kriminal iu gjetën 4 laboratorë ku prodhoheshin dokumentet false ndërsa për të siguruar një të tillë paguheshin 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?