“Çudirat” e Ligjit të ri të Pronave, Vorpsi: Në disa raste formula e kompensimit del me vlerë negative, nxjerr pronarët debitorë ndaj shtetit

Shoqata e Pronarëve shpreh rezerva të forta për ligjin e kthim kompensimit të pronave, i cili është ankimuar prej saj në Gjykatën Kushtetuese. Sipas përfaqësuesit të Shoqatës Myrshit Vorpsi, problematika më e diskutueshme e ligjit është formula e kompensimit, e cila ua vlerëson pronarëve tokat me zërin kadastral që ka pasur në vitin 1945.  Formulë që shpesh ka sjellë edhe rezultate absurde, pasi në raste të caktuara ajo nxjerr vlera negative kompensimi duke bërë që pronarët të jenë debitorë ndaj shtetit.

Vorpsi thotë se në fund të prillit Gjykata e Strasburgut do të shpallë 10 vendime për padi të pronarëve ndaj shtetit shqiptar, të cilat pritet të ndikojnë në vijim mënyrën si qeveria do kompesojë këtë kategori. /Scan

YouTube player

SHKARKO APP