Çudit kryeministri: Nuk kishte dhunë nga policia, as me Alfred Lelën nuk pati dhunë!

E padëgjuar! Kryeministri Rama në vend që të kërkonte falje publike për dhunën e përdorur nga policia ndaj artistëve, ndaj gazetarit Alfred Lelës dhe qytetarëve tha te news24, live, se u sulmua policia e jo se forcat e policisë kanë përdorur dhunë.

Kur gazetarja e news24 insistoi se a shikoni gazetarin Lela që rrihet nga policët, kryeministri në mënyrë të pabesueshme tha se nuk ka asnjë dhunë në këtë rast! Ndërkohë krejt bota dhe populli shqiptar shikuan live të dielën se si policia dhunoi artistët e ku qindra forca policie hynë dhunshëm me armë automatike.

Kryeministri tha hapur se policia veproi shumë mire, korrekt me ligjin, bile ishin artistët që sulmuan policinë!

Edhe këtë nuk e kishim dëgjuar nga kryeministri.

Por kjo që Rama tha sot duhet të kthjellojë opozitën se si do veprojë kjo polici në raste protestash apo në muajt e fushatës së zgjedhjeve vitin e ardhshëm. Kur sot kryeministri nuk pranoi asnjë rast dhune me 17 maj 2020, kur gjithçka ishte live, merret me mend se çdo ndodhë në fushatën e ardhshme, ku paralajmërohet fushatë e keqe dhe e dhunshme nga pushteti.

Opozitë, hapi sytë dhe veshët se me këtë që tha pa e prishur terezinë kryeministri sot në ora 16.30, do kemi destabilitet dhe diktaturë.

 

 

SHKARKO APP