Cunami vdekjeprurës godet Indonezinë, qindra të vdekur dhe të plagosur

Së paku 168 persona janë vrarë dhe 745 janë plagosur pas një cunami që goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi, njoftuan autoritetet zyrtare.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive tha se qindra ndërtesa u dëmtuan nga cunami i të shtunës. Sipas saj, shkaku i cunamit ishte rrëshkitja e dheut nën det pas shpërthimit të vullkanit Krakatoa.

Ngushtica midis ishujve Java dhe Sumtra lidh detin Java me oqeanin Indian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i të vdekurve pas cunamit, që ndodhi në orën 21:30 me orën lokale ose 14:30 GMT të së shtunës, ka gjasa të rritet më shumë. Vdekje janë raportuar në rajonet  Pandeglang, Lampung dhe Serang.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër zonat e goditura ishte resorti në plazh në perëndim të Java. Nuk kishte pasur paralajmërim për valët.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë sesi një valë e madhe u përplas mbi një tendë të resortit në të cilin një bandë rroku indoneziane, e njohur, Seventeen, ishte duke interpretuar. Anëtarë e bandës u zhdukën pasi vala shkatërroi skenën.

Në një video në Instagram, këngëtari Riefin Fajarsyah tha se basisti dhe menaxheri i bandës kishin vdekur, ndërsa tre të tjerë dhe gruaja e tij, ishin të zhdukur.

Zëdhënësi kombëtar i agjensisë së fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho tha se kishte pasur dy valë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?