Kufizime për media, publikimi i dosjeve dhe përgjimeve kërkon lejen e gjykatës
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale vendosin kufizime të reja për publikimin e materialeve hetimore nga mediat.
Gazetarët që disponojnë dosje hetimore nuk do të mund t’i publikojnë ato pa autorizimin e gjykatës.
Rregullat shtrihen edhe te përgjimet, publikimi i të cilave ndalohet, përveç pjesëve të përdorura në vendimet gjyqësore ose gjatë procesit.
Ndryshime ka edhe për transmetimin e seancave gjyqësore. Gjykata mund ta autorizojë transmetimin online vetëm pasi të dëgjojë palët dhe të vlerësojë se nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve dhe zhvillimi i procesit.
Transmetimi i paligjshëm mund të sjellë masa administrative ose disiplinore për subjektin transmetues.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4656

