“Çunat” e Policisë me motora të rinj (FOTO)

Policia e Shtetit po vijon me hapat reformues e modernizues, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.

Pas prezantimit disa ditë më parë të uniformave të reja të policisë së Shtetit, u prezantuan 73 motorët e rinj.

Ministri i Brendshëm tha se u hodh një tjetër hap modernizues i Policisë.

“Sfida për ta bërë këtë vend më të sigurt nuk është sfidë e një ditë, as e një muaji dhe as e një viti, është sfidë që do bashkojë kapacitetet më të mira duke bërë bashkë policinë me çdo qytetar që pretendon që ky vend të bëhet më i sigurt”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se bota e krimit mobilizon burime financiare dhe infrastrukturë që shpesh herë është shumë para policisë, ndaj duhet reaguar në kohë.

Policia e Tiranës dhe disa qendrave urbane pasurohet me këtë njësi të lëvizshme. Modernizimi i policisë, modernizimi i teknologjisë dhe kapaciteteve infrastrukturore është rruga e duhur për rezultate të qëndrueshme. Lufta kundër krimit nuk fitohet dot brenda ditës ndaj duhet të forcojmë kapacitetet e policisë që bashkë me qytetarët të fitojmë kundër atyre që Shqipërinë e shikojnë si vendi ku mund të shkelet ligji dhe mund t’i bësh bisht drejtësisë. Punonjësit e policisë nëpërmjet këtyre reformave të jenë në gjendje të jenë sa më pranë qytetarëve për ta bërë jetën e tyre sa më të sigurt”, tha Saimir Tahiri.

Drejtori i Policisë Haki Çako tha se me këto shërbime synohet të garantohet kontroll më i plotë të territorit dhe rritet efikasiteti në luftën kundër krimit.

motor polici2 motor polici3 motor polici4 motor 6

SHKARKO APP