Çupi: Banorët e Bulqizës janë helmuar masivisht, të nisen hetimet

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar situatën e shëndetësore të banorëve të Bulqizës pas helmimit të ujit në këtë zonë. Përmes një postimi në faqen e saj të “Facebook”, Çupi shkruan se situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet, ndërsa kërkon nga autoritetet të marrin masa.

“Situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet dhe numri i të prekurve nga helmimi vjen në rritje. Autoritetet pergjegjese po mundohen kujt t’ia lënë përgjegjësinë në derë për këtë ngjarje të rëndë.

Banorët e Bulqizës prej tre ditësh po përballen me një situatë të pazakontë duke shkuar drejt 100 numri i të prekurve nga helmimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët thonë se kjo po ndodh për shkak të cilësisë së ujit të pijshëm, nderkohe qe ujësjellësi pret përgjigje analizash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër qytetarët kanë tejmbushur spitalin duke shfaqur shenja helmimi.

Banorët e Bulqizës nuk mund të presin lojën kukafshehti të autoriteteve por duhet të informohen e tu thuhet se cfarë po ndodh me ta dhe nga ju rrezikohet shëndeti i tyre.

I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese, prokurorisë, të nisin sa më parë hetimin për këtë ngjarje që po rrezikon shëndetin e dhjetra banorëve. Përgjegjësit e kësaj ngjarje duhet të vihen përpara drejtësisë.

Uroj shërim të shpejtë banorëve dhe shpresoj që ky masivizim i helmimit të popullatës të ndalet”, -shkruan Çupi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?