CV më interesante e kandidates së PS

 

Rrjeti ballkanik BIRN, ka publikuar një hartë digitale të njësive vendore që janë në zgjedhje në Shqipëri më 21 Qershor. Në hartë përfshihen të dhënat për bashkitë e reja si dhe CV e dy kandidatëve të blloqeve kryesore.  Më poshtë po japim të dhënat për garën në Bashkinë e Sarandës.

Kreshnik Bozho, PD (APPD), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Sarandë.

Ka lindur në Sarandë.

1981–1985, Shkolla e Mesme Artistike në Gjirokastër.

1985–1989, Akademia e Mbrojtjes Tiranë

1998–2003, Universiteti “Eqerem Cabej” Gjirokastër, Fakulteti i Shkencave Shoqëerore, Dega Histori

2008–2010, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni, Master në Shkencat Politike.

1989–1992, Specialist Statistike, Dega e Planit, ish – Ndërmarja Ushqimore Sarandë

1992–1993, Prokuroria rrethit Sarandë

1993–2005, Aktivitet privat, përpunim dhe tregëti të produkteve ushqimore.

2001–2002, Drejtor i Filialit të Shoqërisë Sigurimeve “SIGMA”, për rrethet Sarandë, Delvinë.

2003–2005, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Sarandë

2005 Janar-Nëntor, Drejtor Marketingu, pranë Kompanisë Publicitare “ ALBARTEX ” Tiranë.

2008–2011, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Sherbimeve të Transportit Rrugor, Tiranë.

2005–2008, Drejtor i Përgjithshem, Kompania “ON TIME CONCEPT ALBANIA”, ( Sherbime Komunikimi ) Tiranë.

2009 Menaxher i Nivelit të Lartë – Trainuar dhe Çertifikuar nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike.

2008-2011, Drejtor i Pergjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Sherbimeve të Transportit Rrugor, Tiranë.

2012–2013, Drejtor Rajonal, ALUIZNI, Tiranë. Njohës i mirë e gjuhës angleze dhe greke 1991 e vazhdim : anëtar i Partisë Demokratike

1995–1998, Drejtues seksioni Dega e PD-së Sarandë

1995–2001, N/Kryetar i FRPD – së Sarandë

1999–2001, Drejtor i Departamentit të Sigurisë dega e PD-së Sarandë

2001–2004, Sekretar i Deges se PD –së Sarandë Drejtues i disa fushatave elektorale

2008–2011, Kryetar i Komisionit të Përbashkët Shqipëri – Greqi, për Transportin Rrugor.

2006-2011, Anëtar i Këshillit Mbikqyrës së SH.A. “Porti Detar Sarandë”.

2006–2008, Kryetar i Këshillit Mbikqyrës SH.A « Ujësjellës – Kanalizime Sarandë ». Kualifikime të ndryshme në fusha që kanë të bëjnë me Pushtetin Vendor, Burime Njerëzore, Administrim Biznes, Marketing, Media, Financa për jofinancierë etj. Janinë, 28-30 Janarit 2005 -Menazhimi -Funksioni administratës & mirëmbajtja në një përpjekje biznesi.

Gjendja civile i martuar me dy fëmijë

 

Floriana Koka, PS (ASHE), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Sarandë

Ka lindur në Sarandë. Shkollën e mesme e ka kryer në Sarandë.

Ndërsa shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës, dega gazetari.

Njohëse e mirë e gjuhës angleze, greke dhe italiane.

Aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Sarandës.

Gjendja civile e martuar me dy fëmijë

SHKARKO APP