Daci: 25-vjeçari viktimë e klimës politike, Rama nga marsi i ka shndërruar policët në qen që terrorizojnë njerëzit

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Jordan Daci, jurist, u shpreh se 25-vjeçari i vrarë është viktimë e klimës së ndyrë që kjo politikë qysh nga Rama dhe me radhë, ka krijuar nga marsi deri më tani duke terrorizuar njerëzit.

Daci: Pavarësisht nga ajo që thotë policia, prokuroria do t’i vërë emrin sipas Kodit Penal. Duhet qartë se ka një tejkalim, sepse vritet një djalë i ri në Ditën e Rinisë.

Ai është viktimë e klimës së ndyrë që kjo politikë qysh nga Rama dhe më radhë, ka krijuar nga marsi deri më tani duke terrorizuar njerëzit dhe duke i shndërruar policët në qen. Ata po përdoren që të ndjekin njerëzit nga ai akti normativ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?