”Daily Express” në Gostil të Kukësit, rrëfimi i fortë nga i mituri: Kur të bëhem 16 vjeç, do iki me gomone në Angli
”Po planifikoj të largohem nga Shqipëria kur të mbush 16 vjeç, do hipi në një gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe”, i tha gazetarit te gazetares britanike “Daily Ekspres” një fëmijë në fshatin Gostil të Kukësit.
Ëndërra e fëmijëve është që të kalojnë kanalin e “La Manshit” pasi kërkojnë një jetë re në Britani. Mësuesit thonë të shqetësuar se klasat nga viti në vit po tkurren. Arsyeja është e thjeshtë: Nxënësit po shkojnë të gjithë në Britani. “Vetëm fëmijët e vegjël mendojnë të jetojnë këtu, më të mëdhenjtë duan të ikin”, tha një 13-vjeçare nga Gostil për gazetën “Daily Express”. “Do të shkoj në Angli kur të jem 16 vjeç. Të afërmit e mi më thonë se kur je nën 18 vjeç është më mirë sepse shteti të ndihmon pasi nuk je i rritur”.
Adoleshenti ka shumë të afërm që jetojnë dhe punojnë në Angli, shoku i tij i ngushtë ka 16 të afërm. Është e lehtë të kuptosh pse djemtë tundohen të kalojnë kanalin shkruan gazeta pasi të mirat materiale atyre që kanë shkuar në Britani gjendet kudo në fshatin Gostil.
Rrjetet sociale si Tik Tok-u dhe Instagram-i i motivojnë ne këtë drejtim kur shohin nëpër video jetën luksoze të shqiptareve në Britani duke ngarë makina luksoze ndërsa në duar reklamojnë orët e shtrenjta. 13-vjeçari në fshatin Gostil tashmë po mëson anglisht në pritje të udhëtimit të tij në Britani të Madhe