Daily Express: Shqipëria më e bukur se Greqia dhe Kroacia
Vendi evropian i rrallë më i bukur se Greqia dhe Kroacia, kështu cilësohet Shqipëria në një artikull të së përditshmes britanike ”Daily Express”. Turistëve britanikë që kërkojnë një destinacion me diell, pa shumë turma të mbingarkuara turistësh si dhe me çmime të lira u rekomandohet vendi ynë.
Ujërat e pastër, peizazhet gati gati të pabesueshme që shpesh kanë bërë edhe xhiron në rrjetet sociale janë disa nga arsyet se përse Shqipëria është zgjedhur nga një numër përherë e më i shtuar turistësh.
Çmimet e arsyeshme thuhet se janë po ashtu një tjetër pikë tërheqëse, ku sipas Daily Express një darkë në Shqipëri rrallë kushton më shumë se 10 deri në 15 paundë për person.