DAILY MAIL: Ish-kryeministri britanik bëri treshe me Ghislaine Maxwell, fakte të reja nga dosja…
Nga Joseph Luke Palmer, DAILY MAIL
Një ish-kryeministër britanik ka qenë i përfshirë në një trekëndësh seksual me trafikanten e dënuar të seksit Ghislaine Maxwell, ka pretenduar historiani mbretëror, Andrew Lownie, në një intervistë me Daily Mail.
Lownie iu bashkua autores bestseller të ‘Sunday Times’, Sarah Vine, për të kuptuar më shumë mbi publikimet më të fundit të dosjeve të Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë publikoi pjesën më të madhe të dokumenteve deri më tani nga hetimi i financuesit pedofil Jeffrey Epstein, që përbëhej nga më shumë se 3 milion dokumente, foto dhe video.
Historiografi shkroi biografinë e paautorizuar të titulluar “The Rise and Fall of the House of York”, e cila dokumenton rënien spektakolare të Andrew Mountbatten-Windsor.
Si një zë i hershëm që paralajmëroi për sjelljet shqetësuese dhe rrjetin komprometues të lidhjeve të tij, Lownie është bërë një autoritet kontestues mbi lidhjet e elitës britanike me Epstein.
Përveç pretendimit se në vitin 2006, Andrew dhe Epstein tentuan të paguanin një balerinë ekzotike për të kryer marrëdhënie seksuale me të dy njëkohësisht, Lownie pretendoi se princi i diskredituar nuk ishte i vetmi anëtar i shoqërisë së lartë britanike që kishte pasur marrëdhënie seksuale me Epstein dhe Maxwell.
Lownie tha: “Kam dëgjuar shumë biseda rreth tresheve seksuale – përfshirë një trekëndësh mes Ghislaine dhe një kryeministri britanik.”
“Një kryeministër i kohëve të fundit?” – pyeti Vine.
“Në fakt një ish-kryeministër, por nuk është Winston Churchill,” bëri shaka autori.
Lownie pretendoi se publiku ende nuk di shumë për aktivitetet e Andrew me Epstein.
Ai tha se elemente brenda Pallatit Buckingham dhe qeverisë “ndihmuan dhe mbuluan” Dukën e dikurshëm të York-ut, duke fshehur sjelljen e tij.
Andrew ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat për sjellje seksuale të pahijshme. Në 2022, ai zgjidhi një çështje civile me Virginia Giuffre pa pranuar përgjegjësi, megjithëse shprehu keqardhje për lidhjen e tij me Epstein.
“Ne kemi shumë më tepër për Andrew,” tha Lownie.
“Mendoj se gjithashtu do të zbulojmë se ai është ndihmuar dhe mbrojtur më shumë se sa e kuptojmë. Kjo do të ekspozojë dhe emra të tjerë që do të dalin në skenë”.
“Kjo është arsyeja pse mendoj se Mbretit i duhet të flasë. Andrew ka qenë i mbrojtur për një kohë të gjatë nga një gamë e tërë njerëzish rreth tij, shumë prej të cilëve në pozicione zyrtare”.
“Duhet të ndodhin dy gjëra: duhet të kemi një hetim parlamentar mbi kohën e Andrew si Përfaqësues i Tregtisë”.
“Së dyti, duhet të publikohen të gjitha dosjet mbi kohën e Andrew si Përfaqësues i Tregtisë. Sipas ligjit, ato duhet të jenë në Arkivat Kombëtare. Kjo do të ndihmonte për të pastruar ‘stallat’ dhe për të rikthyer një pjesë të besimit”.
Sa i përket konkretisht Epstein, Lownie pretendoi se financieri ishte një aset i inteligjencës ruse, i rekrutuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1980.
Ai tha se Epstein dhe të tjerë ishin rekrutuar për të drejtuar operacione ‘honeytrap’ në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara, me qëllim sigurimin e ndikimit dhe shantazhit ndaj personave me pushtet.
Lownie shpjegoi: “Në vitet 1930, rusët depërtuan në establishment përmes Oxford-it dhe Cambridge-it. Më pas kuptuan se mund ta bënin këtë edhe përmes familjes mbretërore”.
“Kuptuan se kishte anëtarë të etur për para brenda familjes mbretërore, të cilët do të shkonin në shtrat me njerëz të caktuar dhe do t’u jepnin atyre akses dhe kredibilitet”.
“Ka materiale që janë sekuestruar nga FBI-ja dhe që nuk janë bërë kurrë publike – video ku përfshihet edhe Andrew. Një pjesë e këtij materiali iu dha Putinit. Ne e dimë që Andrew ishte i përfshirë në ‘honeytrap’-e në Rusi, në Azinë Qendrore, kudo”.
“Por, pa dyshim, mua më janë dhënë prova se Epstein ishte një burim rus dhe se ai drejtonte këto operacione ‘honeytrap’. Ai tregtonte informacion dhe shantazh”/
KOHA JONË SONDAZH

