Dako i përgjigjet Bashës: O toç do shkosh në gjyq

Pas akuzave të Lulzim Bashës, se “restoranti Pista në Durrës, në pronësi të bandës së Avdylajve, është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos”, ka reaguar kryebashkiaku u Durrësit.

Dako e quan akuzën shpifje dhe paralajmëron kallëzim ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.

Kryetari i Bashkisë Durrës, përmes një postimi në Facebook, shprehet: “O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç”!.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/112675378810340/posts/1921418327936027/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?