Dako në Sukth: Do të rikonstruktojmë rrugën që lidh autostradën me bregdetin

Kandidati i Partisë Socialiste për Durrësin, Vangjush Dako në një takim me banorët e zonës së Sukthit ka premtuar rikonstruksionin e rrugës kryesore që lidh autostradën me Bregdetin.

Rruga që do të rikonstruktohet, vazhdoi më tej Dako, “do të jetë një rrugë me standarte moderne, kanalizime, trotuare, ndricim dhe gjelbërim. Ky aks kryesor që ne do të fillojmë ta rikonstruktojmë që në fillim të 2016, është një domosdoshmëri për zhvillimin e bizneseve duke ndikuar njëkohësisht edhe në zhvillimin e bujqësisë, pasi vetëm më një infrastrukturë moderne rrugore mund të zhvillohet bujqësia”.

Sakaq, ai foli edhe për mbështetjen që do u japë fermerëve në rast se fiton zgjedhjet në 21 qershor.

Në lidhje me ujin e pijshëm, Dako deklaroi se brenda 14 muajve do të trefishohet sasia e ujit të pijshëm që do të furnizojë Durrësin, duke zgjidhur përfundimisht këtë problem edhe në Sukth. 

SHKARKO APP