Dako: Plan vendor për rajonin Durrës-Shijak-Vorë
Përfaqësues të studiove projektuese prezantuan sot në një panel të zgjeruar planin e përgjithshëm vendor për rajonin Durrës-Shijak-Vorë.
Në takimin që është konsultimi i katërt publik në lidhje me këtë plan ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, zyrtarë të lartë të administratës vendore e qëndrore, projektues, studentët, firmat e ndërtimit, grupet e interesit dhe qytetarë që janë të interesuar në mundësitë e zhvillimit të qytetit në vitet e ardhshme.
Sipas njoftimit për shtyp të bashkisë së Durrësit, kryebashkiaku Dako theksoi se “ky është një plan mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit në të ardhmen dhe se implementimi i tij mund të fillojë që në muajin nëntor”.
Po kështu kryebashkiaku Dako i bëri thirrje grupeve të interesit, por edhe qytetarëve që të jenë sa më aktivë në vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me këtë plan në mënyrë që zbatimi i këtij plani të jetë sa më shumë në përputhje me interesat e qytetarëve të Durrësit.
Urbanisti Luciano Aletta, përfaqësues i firmave Dogma, Latitude platform, Milan Ingegneria dhe arkitekti Ermal Bleta i Studios B&L kanë prezantuar, duke e ndarë në 13 sektorë dhe kapituj zhvillimin e pritshëm të Durrësit, sipas ndarjes së re administrativo-territoriale.
Bashkia Durrës i është bashkuar nismës së hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për gjithë-përfshirjen e territorit në administrim të saj.
KOHA JONË SONDAZH

