Dako rikandidon për herë të katërt si kryetar Bashkie? Reagon kreu i PD në Durrës
Një ditë pasi Partia Socialiste deklaroi se Vangjush Dako do të rikandidojë për herë të katërt në krye të bashkisë së Durrësit, ka reaguar dega e PD-së në qytetin bregdetar.
I sapo zgjedhur në krye të PD-së, Ferdinand Xhaferri, i cili në 2011 humbi betejën e drejtpërdrejtë për bashkinë e Durrësit, ndaj Vangjush Dakos, la të hapur mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve vendore të 2019.
“Dako paraqitet opsioni më i lehtë për ne, për një arsye të thjeshtë sepse kemi një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave. Ne do të mbajmë zgjedhje lokale vetëm nëse do të garantojmë barazi politike të partive politike me votuesit, barazi në zgjedhje, ndryshe nuk është çudi që opozita të dalë nga sistemi”, tha ai.
Xharerraj i vuri kusht Lulëzim Bashës, kreut të partisë më të madhe opozitare në vend, që të zgjidhë përfundimisht çështjen e blerjes së votës, duke deklaruar se PD e Durrësit del jashtë sistemi nuk merr pjesë në zgjedhje.
“Në politikë kam fituar katër herë e kam humbur një herë. Nga 2007 deri në 2011 Dako i ka rritur votat me 67%. Çfarë ndryshimesh bëri që të rriste votat tre herë më shumë? Ndërsa Edi RAma i rriti me 25%? Duke garantuar që ata zotërinjtë që pi kafe nuk do t’i përdorë më në fushatë, duke garantuar që nuk do blejë më vota, Ferdinant Xhaferri dhe Partia Demokratike e Durrësit nuk futet më në zgjedhje nëse zoti Basha nuk sqaron përfundimisht problemin e blerjes së votës dhe përdorimit të fondeve. Kjo është një çështje që i takon ta zgjidhë zoti Basha. PD ose rri ose del jashtë sistemit. Me barazi të votuesve kjo është detyra jonë”, tha ai.
Ferdiant Xhaferri ka fituar katër herë mandatin e deputetit në siglën e PD në Durrës por në zgjedhjet lokale të 2011 ndërpreu mandatin e deputetit e të ministrit të Kulturës në qeverinë “Berisha 2”, e kandidoi përballë kreut aktual të bashkisë Vangjush Dako. Xhaferri e humbi garën me 3 mijë vota diferencë me Dakon i cili mori mandatin e dytë.
Në 2015 Dako fitoi mandatin e tretë përballë Grida Dumës, me 15 mijë vota diferencë.
PD e Durrësit në zgjedhjet lokale të ardhshme pretendon që të avantazhohet në raport me votat për PS-në.
KOHA JONË SONDAZH

