Dalin analizat e ujit të pijshëm në Bulqizë, Shërbimi Epidemiologjik: Uji është …

Shërbimi Epidemiologjik Bulqizë, pasditen e sotme, ka bërë të ditura rezultatet e analizave të ujit të pijshëm në qytetin e Bulqizës.

Sipas analizave të kryera rezulton se uji është i konsumueshëm dhe pa ndotje bakterologjike.

Për kryerjen e analizave u morëm mostra në shtatë vende të ndryshme.

Kujtojmë se dhjetëra qytetarë u paraqitën ditën e djeshme në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi. Fillimisht nga ana e mjekëve u dyshua se banorët ishin helmuar nga konsumimi i ujit.

Fillimisht u dyshua për një përzierje mes ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza.

SHKARKO APP