Dalin detaje misterioze, çfarë u gjet në vendin ku u gjet i vdekur aktori
Aktori Art Kurti, u gjet sot në mëngjes i vdekur në makinë. Por mësohet se makina, në të cilën ndodhej i ndjeri nuk ishte e tij dhe se afër tij është gjetur një pistoletë.
“Viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A. K i lindur 1995 nga Gjakova, zyrtar komunal në komunën e Gjakovës. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe priten konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.
KOHA JONË SONDAZH

