Dalin pamje nga operacioni i policisë italiane që çoi në pranga Agim Kajmakun (VIDEO)

Policia italiane ka publikuar pamje nga operacioni ku ra në pranga ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dhe nipi i tij. Ata u arrestuan pasi u kapën me 20 kg kokainë, drogë të cilën e kishin fshehur në vazon e luleve. Nëse droga do të shitej kapte vlerën e 1 milion euro.

Kajmaku kishte porositur një sasi me vazo lulesh. Ai i kishte kërkuar kompanisë që të tërhiqte një pjesë prej tyre në mënyrë që të përshpejtonte zhdoganimin.

Në momentin që ia kishte kthyer vazot firmës, pronari i saj ka konstatuar gjëra të dyshimta dhe ka njoftuar policinë. Pas kësaj Kajmaku është mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet prej 8 muajsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kishin instaluar kamera në disa akse, banesa dhe lagje, ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?