Dalin pamjet, lokali ku u qëllua drejt armikut të Aldo Bares

Dalin pamjet nga lokali ku ndodhi plagosja e 47-vjeçarit, Saimir Taullau.

I plagosuri është vëllai i Baki Taullaut, i vrarë në vitin 2005  nga anëtarë të bandës të Aldo Bares.

Dyshohet se motivi i atentatit ndaj tij është hakmarrje, nisur nga konflikti i hershëm i familjes së tij me “Bandën e Lushnjës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Dalin pamjet, lokali ku u qëllua drejt armikut të Aldo Bares

Në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47 vjeç, banues në Lushnje,” njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. /BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?