Dalin pamjet, momenti kur autori hedh lëndën plasëse në banesën e zyrtarit të PD
Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Ilgner Vora në Shijak. Ky i fundit është kryetar i grup seksionit të Partisë Demokratike në këtë zonë.
Në pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur një person afrohet pranë banesës dhe hedh lëndën plasëse. Më pas autori largohet me shpejtësi.
Zyrtari i PD, tha sot për mediat deri më tani nuk ka asnjë dyshim dhe pse sipas tij e vetmja pistë mund të jenë denoncimet politike që ka bërë.
Vora ndër të tjera thekson se në banesë jetojnë 12 pjesëtarët e familjes së tij mes të cilëve dhe fëmijë të vegjël.
/abcnews.al