Dalin pamjet, momenti kur ”Shqiponjat” prangosin DJ e njohur
Kanë dalë momentet e arrestimit të DJ-t mjaft të njohur për publikun shqiptar, Vin Veli. Në videon e publikuar nga Report TV, shihet teksa forcat speciale dhe ”Shqiponja” e nxjerrin Velin nga nj club në zonën e Ish-Bllokut.
I veshur me bluzë të kuqe dhe duke folur në telefon, Veli ecën drejt makinës së policisë me sirena të ndezura dhe krahas tij ndodhet një efektiv. “Leje telefonin”, dëgjohet teksa i thotë dikush.
Dj Vin Veli u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një club në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura motivet.
KOHA JONË SONDAZH

