Dalin pamjet nga burgu i Bënçës, kur i dënuari i iku policisë nga duart (Video)

Dalin pamjet nga burgu i Bënçës pak momente pas arratisjes së të dënuarit me inicialet E.S.

Në video duken policët duke kërkuar për të.

Drejtoria e Burgjeve njoftoi se i dënuari, po shoqërohej nga policët për në qeli pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe se gjatë kontrollit trupor, u ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të grupit të sigurisë së IEVP-së Tepelenë, të cilët u vunë në ndjekje direkte, i burgosuri u kap brenda pak minutave duke e kthyer sërish në qeli”, tha drejtoria e Burgjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama
Minutat e arratisë së Çakajt në Tepelenë, pamje nga momentet kur policët kërkonin për të dënuarin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?