Ora News ka siguruar momentet e para pak minuta pasi ndodhi grabitja e pikës së këmbimit valutor në Fier, me pasojë plagosjen e dy personave.

Siç duket edhe në këto pamje, pas ngjarjes dhjetra persona janë grumbulluar pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndërkohë që një prej të plagosurve ndodhej ende i shtrirë në tokë.

Dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë qenë dhjetëra qytetarë tek të cilët kjo ngjarja ka shkaktuar panik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas krimit, tre persona u larguan me anë të një makinë, por u arrestuan rreth dy orë më vonë nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy personat e plagosur janë pronari i pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe pronari i godinës Agur Vrenozi.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të grabitjes me armë dhe maska.

/Ora News