Dalin para gjykatës motrat Kajtazi që helmuan prinderit dhe dogjen shtepinë (foto)

 

Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë. Më 16 korrik dy motrat i vunë flakën shtëpisë dhe vodhën kursimet e prindërve. Ato u kapën javën e shkuar në Vlorë, ku jetonin në një shtëpi me qera. Dy motrat kanë akuzuar babain e tyre për keqtrajtim, çka ato thonë se është bërë edhe shkak për largimin nga shtëpia. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit më burg dhe gjykata pritet të vendosë pas pak minutash. Gjyqi i tyre po zhvillohet në praninë e një psikologie. 

SHKARKO APP