Dalin parregullsitë e zgjedhjeve. Dhjetëra raste të votimeve më shumë se 1 herë në Berat e Gjirokastër

Pas kërkesës nga Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kryqëzimin e të dhënave të pajisjes së identifikimit të votuesve.

Sipas rezultateve të dala nga kryqëzimi, KQZ njofton se janë 57 raste të dyshimta në Berat, mes të cilave 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 QV të ndryshme.
Në Berat 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës.
Ndërkohë që 74 janë rastet e dyshimta për në Qarkun e Gjirokastrës: 2 raste të dyshimta ku 2 persona janë paraqitur në 2 QV të ndryshme dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?