Dalin përgjigjet e provimit të maturës në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Ditën e sotme kanë dalë përgjigjet e provimit të maturës në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Referuar të dhënave të bëra me dije nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kalueshmëria është 98.38%.

Nga ana tjetër, me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. Në këto kushte, Kushi thotë se këtë vit nxënësit kanë dalë me rezultate më të mira, krahasuar me një vit më parë.

“Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje”, shkruan ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?