Dalin pozitivë me koronavirus dy mjekë në një qendër shëndetësore në Tiranë
Aktualitet E Premte, 29 Maj 2020 10:42
Sot ka një rikthim të rasteve të koronavirusit në disa qytete të vendit ndërsa u raportua edhe rasti i parë në Sarandë.
Burimet bëjnë me dije se janë infektuar edhe dy mjekë në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë.
Mjekët i janë nënshtruar testimit ditën e djeshme dhe mësohet se kanë rezultuar pozitivë ndërsa janë izoluar.
Kujtojmë se këtë javë ka patur një shtim të rasteve me koronavirus ndërsa peoblematike situata mbetet në kryeqytet.
KOHA JONË SONDAZH

