Dalin shifrat/ Kjo është vlera marramendëse e dëmit që shkaktuan tërmetet në Korçë

Vlera e dëmeve paraprake të shkaktuara nga tërmeti është bërë publike.

Komisioni i studimit në terren ka verifikuar dëmet.

Sipas Sotiraq Filos, kryebashkiakut të Korçës, vlera e dëmit shkon përafërsisht deri në 250 mln LEK të reja.

Rikujtojmë se gjatë ditëve të fundit Korça dhe disa fshatra janë gjendur nën terror për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme.

Në fshatrat Floq dhe Vidohovë u shënuan dëme materiale në disa banesa dhe rreth 250 persona u vendosën në 5 çadra ushtarake, kushtet e të cilave, sipas të strehuarve, ishin të mjerueshme.

SHKARKO APP