Dalin shifrat zyrtare, ja sa mijë shqiptarë jetojnë në Zvicër

Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 2 milionë e 200 mijë apo 26% janë të huaj, në mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, tha për ”Top Channel” se numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti se komunitet e tjera.

Mbi 90 mijë shqiptare posedojnë pasaporta zvicerane. Sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albabanofon, që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova.

Nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë, nga Shqipëria 3.500 dhe të tjerët janë nga Mali i Zi dhe viset tjera ish-jugosllave.

SHKARKO APP