Dalin të dhënat e Autoritetit të Dosjeve, AMA thirrje mediave: Mos përhapni informacione të tilla

Autoriteti i Mediave u ka kërkuar mediave audio-vizive që të bëjnë kujdes me publikimin e informacioneve të publikuara në kanalin Homeland Justice të disa e-maileve të nëpunësve të Autoritetit të Dosjeve.

AMA kërkon nga mediat audiovizve që të tregojnë përgjegjësi profesionale për mospërhapjen e të tilla informacioneve, pasi mund të dëmtojnë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të Autoritetit të Dosjeve me homologët.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në rrjetin Telegram, në kanalin e publikimit të Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti.

”AKSIK tërheq vëmendjen për prezencën e dokumenteve zyrtare që i përkasin natyrës së punës dhe misionit të këtij Autoritetit, çka mund të dëmtojë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të AKSIK me homologët. Sa më sipër, duke qenë se AKSIK është një institucion që ka në fokus sigurinë e informacionit të klasifikuar, AMA kërkon nga redaksitë e OSHMA-ve që të tregojnë përgjegjësi profesionale, për mospërhapjen e të tilla informacioneve”,-njofton AMA.

SHKARKO APP