Danimarka:Asnjë tifoz shqiptar më shumë në stadium.Ndryshe përjashta!

 

Kishte nje shprese se mos ndofta Danimarka do te toleronte palen shqiptare per biletat e blera nga tifoze shqiptarë neper Europe per ndeshjen e 4 shtatorit  mes Danimarkes dhe Shqiperise, por  ka ardhur nje pergjigje e fundit sot qe "JO". Nuk është gjetur asnjë marrëveshje mes tifozëve kuqezi dhe Federatës së Futbollit të Danimarkës. Në mbledhjen e fundit që është mbajtur mes këtyre dy palëve dhe policisë, federata daneze ka këmbëngulur se tifozëve shqiptarë në ndeshjen Danimarkë–Shqipëri, e cila luhet më 4 shtator në Kopenhagen, do t’iu ndalohet hyrja në të gjitha pjesët tjera të stadiumit, përveç tribunave që me rregullore i takojnë skuadrës mike.

Federata daneze për tifozët shqiptarë, ka ndarë 2150 bileta. Lajmin e kanë konfirmuar vetë tifozët kuqezi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” ku kanë njoftuar se pas takimit që patën me palën daneze, nuk kanë arritur dot një marrëveshje mes tyre.

”Ju njoftojmë që pas bisedimeve dhe takimeve me DBU-në dhe policinë daneze, jemi të obliguar t’ju njoftojmë që juve që keni siguruar bileta jashtë sektorit D1/D2 – sipas vendimit të DBU-së, në hyrje të stadiumit do t’iu ndalohet hyrja atyre që identifikohen si tifozë shqiptarë përmes flamujve, teshave ose mënyrave tjera”, – thuhet në njoftimin e tyre.

SHKARKO APP