Dardha, tërheqëse në çdo stinë

Dardha mbetet një prej destinacioneve më të kerkuara nga pushuesit në çdo stinë të vitit. Vera dhe dimri janë dy stinët, ku prania e pushuesve krijon një festë të vërtetë.

Në fshatin turistik të Dardhës tërheqja e pushuesve vendas dhe të huaj me anë të turizmit sportiv ka bërë që fundjavat të jenë të tejmbushura nga njerëzit. Natyra, bora dhe gjithçka tjetër e këtij fshati kanë krijuar spontanisht mjedise çlodhëse dhe argëtuese për pushuesit e ndryshëm.

Përveç verës, edhe sezoni i dimrit mbetet mjaft i preferuar për pushuesit që frekuentojnë fshatin turistik të Dardhës. Thuajse nga e gjithë Shqiperia, persona të ndryshëm i drejtohen rruges që të çon drejt Dardhës, pasi atje nuk është e nevojshme të kesh një axhendë për të kaluar ditën.

Gatimet tradicionale të ketij fshati turistik janë bërë shumë të njohura. Përvec restoranteve dhe hoteleve, banorët e këtij fshati të thellë malor aplikojnë edhe turizmin familjar prej vitesh.

SHKARKO APP