Darka e krushqve u kthye në mo*t! Shkuan për të festuar lindjen e nipit, 4 vi*timat përcillen për në banesën e fundit

Lavdosh dhe Lefteri Begaj u përcollën në banesën e fundit në qytetin e Memaliaj. Ata ishin bërë gjyshër për herë të parë dhe mbrëmjen e së dielës, 17 mars 2024, po shkonin të festonin lindjen e nipit, por humbën jetën në aksident.

62-vjeçari po drejtonte makinën “Toyota” ku pasagjerë kishte bashkëshorten, krushqit Jani dhe Lavdie Meta dhe nënën e moshuar të Jani Metës. Në “Bypass”-in e Tepelenës, makina e tyre u përplas nga një ”Benz” që drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili gjithashtu humbi jetën. Nga përplasja e fortë, ndërroi jetë 90-vjecarja Afërdita Meta, e cila u përcoll sot në banesën e fundit. Aksidentit të rëndë i shpëtuan çifti Jani dhe Lavdie Meta, të cilët janë shtruar në spitalin e Traumës.

Fqinj dhe të afërm thanë me dhimbje se familjes Begaj iu mbyll dera e shtëpisë. Ata kishin dy vajza të martuara, ndërsa ishin bërë gjyshër për herë të parë. Mbrëmjen e së dielës ishin nisur për të festuar lindjen e nipit në një lokal në periferi të Tepelenës. Vajza e Lavdosh Begajt është e martuar me djalin e Jani Metës. Ndaj dy çiftet, krushqi me njeri-tjetrin ishin nisur së bashku në një makinë për tek restoranti ku do organizohej darka festive.

Nga ana tjetër, Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip “BMW”. Sipas bluve 46 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

SHKARKO APP