Darka e Vitit të Ri, Veliaj dhe Rama në çadër pranë familjes Shkalla
Tërmeti i 26 nëntorit do i linte gjashtë pjesëtarët e familjes së Estref Shkallës pa shtëpi duke u strehuar përkohësisht në çadrën e ngritur në pronën e tyre. Ata u vizituan mbrëmjen e sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët bashkë me urimin për një vit të ri të gëzuar, e siguruan për rindërtimin e shtëpisë në kohë rekord. Rama deklaroi se të gjitha banesat e dëmtuara do bëhen brenda vitit.
“Me siguri që do t’i rregullojmë të gjithë brenda vitit tjetër, ky është qëllimi. Kush është në çadër është prioriteti i parë, pastaj ata me qira. Ne kemi bërë një pjesë të madhe të planeve tani do të fillojmë. Shtëpinë tënde do ta bëjmë shpejt shumë, se shkova e pash, edhe themelet ishin bërë. Nga marsi shtëpia do të jetë gati, por derisa të përfundojë shtëpia do të kalojnë në një shtëpi provizore.
Shtëpitë do të bëhen shpejt se do të bëhen me materiale të forta parafabrikate, dhe ato bëhen më shpejt, nuk kanë taksirate temperature, llaçi, janë ekologjike, antisizmike, edhe mobilimin bazë do jua bëjmë ne” deklaroi Rama. Kreu i bashkisë Veliaj tha se lejet per meremetimin e banesave apo ndërtimin e atyre të shembura nga tërmeti jepen brenda 24 orëve.