“Darka në Dubai”, Avokatja: Marrëveshja e Ramës shkel sovranitetin tonë

Avokatja Enida Sena, e ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku një kompanie private i jepen disa nga pasuritë kryesore në vend, duke nisur nga Durrësi, Vlora, Saranda e Përmeti.

“Marrëveshja e 3 dhjetorit ka një mungesë të plotë transparence. Prandaj lind një dyshim i arsyeshëm se qëllimi ka qenë të jepet një pasuri e tërë e Shqipërisë me një procedurë të stisur në favor të një subjekti privat,” tha ajo.  Ligji ynë e ka të përcaktuar në detaje se si duhet të jepen këto kontrata dhe si realizohen këto projekte. E gjitha bazohet në një marrëdhënie transparente,” tha Sena, duke theksuar se marrëveshja e miratuar më 3 dhjetor ka qenë e kundërta e kësaj.

“Mënyra se si është hartuar marrëveshja është tërësisht e paqartë pasi është shkelje jo vetëm e sovranitetit tonë, por edhe një abuzim me të drejtën për të bërë ligje,” tha avokatja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?