DASH reagon pas protestës: Shmangni zonën te PD dhe qëndroni të vëmendshëm

Pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë ka ardhur edhe reagimi i DASH. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan se protesta u përshkallëzua në akte dhune.

DASH iu drejtohet me një mesazh shtetasve amerikan dhe iu bën thirrje që të shmangin zonën rreth selisë së Partisë Demokratike, e cila tashmë është kthyer në një skenë krimi.

“Protesta në selinë e Partisë Demokratike është përshkallëzuar në dhunë, me incidente të forcës fizike dhe gazit lotsjellës. Shmangni zonën dhe qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën pasi mund të shfaqen incidente në pjesë të tjera të qytetit”, shkruhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?