Dashamir Shehi: Deklaratat e Yuri Kim janë për Edi Ramën. Kryeministri nuk e do reformën në drejtësi

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi thotë se kritikat e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi nuk kanë lidhje me opozitën dhe as me Presidentin e Republikës. Shehi argumenton se edhe sikur të duan të bllokojnë reformën, opozita dhe kreu i shtetit nuk kanë asnjë mekanizëm në dorë.

“Rama po pengon reformën në drejtësi. Deklarata e ambasadores Kim është për Edi Ramën. Kim ka vënë gishtin në plagë. Reformën në drejtësi nuk pengohet edhe nëse duam”,- tha Shehi në një prononcim për “News 24”.

Deklarata e Shehit vjen pas qëndrimeve nga mazhoranca ku pretendohet se kritikat e diplomatëve për reformën u drejtohen përfaqësuesve të opozitës.  Kreu i LZHK-së shtoi se reforma në drejtësi ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por kontrolli e zbatimi i saj është në dorë të institucioneve që i përkasin mazhorancës.

Lidhur me projektin e prezantuar nga Presidenti i Republikës për zgjidhjen e krizës politike, Shehi tha se pikat e kreut të shtetit kanë të bëjnë me mazhorancën dhe i takon Edi Ramës të flasë për to.

“Shumica e atyre pikave është për qeverinë. Janë për Edi Ramën ata pika. Nuk janë për ne, opozitën. T’i dalë për zot Edi Rama, sepse ai u del për zot gjërave aty ku ka interes”,- tha ndër të tjera Dashamir Shehi.

SHKARKO APP