Dashamir Shehi: Dita më e vështirë politike në jetën time…

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka treguar ditën më të vështirë politike në jetën e tij. Bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2017, kur Shehi dhe aleatët e tjerë të Partisë Demokratike u futën në listat e selisë blu pas marrëveshjes së 17 Majit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehi u shpreh se ishte i 11-ti në listë dhe po priste si do të përfundonin votimet në Tiranë.

Ai thotë se preferon sistemin mazhoritar për zgjedhjet, për t’u përballur direkt me kundërshtarin politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blendi Fevziu: Shehi, do kishe më kurajo sot pas 12 vjetësh që je në listë të shkoje të përplaseshe në mazhoritar kokë për kokë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Dashamir Shehi: Unë përplasem jo kokë për kokë, po vesh për vesh. Unë e dua atë, me këtë jam bërë dikushi, me mazhoritarin. Se të pres tek lista për një si puna ime, është pak e trishtueshme. Herën e fundit kam pritur i 11-ti në Tiranë, a po mbyllen, tek lagjia 5 zgjedhjet apo jo. Kam kaluar ditën më të vështirë politike të jetës time. Po prisja se ç’po zgjedh lagjia e komunistëve në Tiranë, midis meje dhe një kandidati tjetër. Jam ndjerë shumë keq. Unë, dikush tjetër këtu, jemi njerëz që jemi investuar 30 vjet në politikë. Të rinjtë nuk e kanë të njëjtin shans. Jemi të privilegjuar në një skemë tjetër. Të tjerët mund të mos e kenë këtë avantazh. E megjithatë, unë do thoja, në qoftë se duhet ndryshuar sistemi sigurisht që do t’i nënshtrohet një gjykimi pak më të ftohtë dhe më të qetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?