Dashamir Shehi njofton krijimin e platformës së re politike

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi ka bërë me dije krijimin e një platformë të re politiko-kulturale të quajtur “PO për Shqipërinë”.

Për të kjo platformë do të ketë disa aktivistë të shoqërisë civile, dhe që do të jetë një mënyrë e re e të bërit politikë ndryshe në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Të dashur miq, nesër, së bashku me disa aktivistë të shoqërisë civile, do të prezantoj një platformë të re politiko-kulturale: “PO për Shqipërinë”. Kjo do të jetë një mënyrë e re e të bërit politikë ndryshe në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Jeni të ftuar të na ndiqni live. Me respekt, Dash Shehi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?